24/12/2024
Përfundimi i gjysmëvjetorit të parë dhe fillimi i pushimeve dimërore!
Të dashur nxënës, prindër dhe mësimdhënës,
Sot përmbyllëm një periudhë të rëndësishme të vitit shkollor, gjysmëvjetorin e parë!
Ky ishte një udhëtim plot sfida, përkushtim dhe suksese. Jemi krenarë për përpjekjet dhe arritjet e të gjithëve.
Tani është koha për t’u relaksuar dhe për të shijuar pushimet dimërore!
Ju urojmë festa të mbara, gëzim dhe momente të bukura me familjet tuaja.
Rikthehemi në shkollë më 08.01.2025!
Faleminderit që jeni pjesë e këtij udhëtimi të shkëlqyer arsimor!
Gëzuar
28/11/20204
Të nderuar prindër dhe mësimdhënës e të dashur nxënës!
Për nder të Festës së 28 Nëntorit, dita e enjte, më 28 nëntor 2024, do të jetë ditë pushim.
Urime Festat e Nëntorit!
29/10/2024
Të nderuar prindër dhe mësimdhënës e të dashur nxënës!
Ju informojmë se pushimi vjeshtor fillon me daten 30/10/2024 dhe mbaron me 1/11/2024
Mësimi fillon me 4/11/2024 ( E hënë)
30/8/2024
Njoftim
Të dashur nxënës, të nderuar mësimdhënës e prindër,
Viti i ri shkollor 2024/2025 do të fillojë të hënën, me datë 2 shtator 2024, në të gjitha shkollat e komunës sonë.
Shkolla jonë ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura për një fillim vit të mbarë shkollor.
Urime viti i ri shkollor 2024-2025!
Suksese!